Ish kryeministri, Sali Berisha ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës, ku u bë genocid ndaj 8 mijë fëmijëve grave dhe burave boshnjakë.
Berisha dënoi aktin makabër të kryer nga serbët ndërsa shtoi se frymëzuesi kryesor për masakrën e Srebrenicës është presidenti Aleksandër Vuçiç.
Postimi i Sali BerishësIsh kryeministri, Sali Berisha ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës, ku u bë genocid ndaj 8 mijë fëmijëve grave dhe burave boshnjakë.
Berisha dënoi aktin makabër të kryer nga serbët ndërsa shtoi se frymëzuesi kryesor për masakrën e Srebrenicës është presidenti Aleksandër Vuçiç.s
Sot dita e nderimit të viktimave të Srebrenicës!
Të dashur miq, sot është dita e nderimit të viktimave të barbarive, genocidit serb në Srebrenicë. 27 vite më parë, forcat ushtarake dhe milicia e serbëve të Bosnjës së bashku me njësi paramilitare dhe policore të ardhura nga Serbia, nën komandën e gjeneralit famzi Ratko Mlladiç, vranë, masakruan, në genocidin më të tmerrshëm të Pasluftes së Dytë Botërore në Europë, 8 mijë femijë, gra, burra, muslimanë bosnjakë vetëm e vetëm se i perkisnin etniseë dhe besimit fetar tjetër.
Duke shprehur nderimin më të thellë për viktimat e genocidit serb në Srebrenicë, denoj me forcë aktin makabër të forcave që kryen këtë barbari të tmerrshme.
Dënoj gjithashtu edhe qëndrimin aktual të Presidentit të Serbisë Vuçiç, i cili me thirrjen e tij “për çdo serb të vrarë të vriten 100 muslimanë” është dhe një frymëzues kryesor i genocidit të Srebrenicës, vendi i të cilit është në bankën e akuzës në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. sb