Masakra e Srebrenicës: Konfirmohet burgimi i përjetshëm për “Kasapin e Bosnjës”

Një Gjykatë në Kombet e Bashkuara ka konfirmuar dënimin me burg të përjetshëm për ish-komandantin serb Ratko Mlladiç, i akuzuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Ai u burgos përjetë në vitin 2017 për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës në 1995, kur u vranë rreth 8,000 burra dhe djem muslimanë boshnjakë.

Në seancën e tij të apelit në Hagë gushtin e kaluar, prokurorët kërkuan dënimin e tij për një akuzë për gjenocid. Mlladiç ankimoi vendimin e gjykatës, ndërsa avokatët e tij kanë argumentuar se ai ishte shumë larg Srebrenicës kur ndodhi masakra.

Mlladiç, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ishte një nga të dyshuarit e fundit që u përball me gjyqin në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Kombeve tw Bashkuara për ish-Jugosllavinë. Ai u arrestua në 2011 pas 16 vitesh në arrati.

Në vitin 2017 ai u shpall fajtor për gjenocid mbi Srebrenicën, por u shpall i pafajshëm për gjenocid gjatë fushatës së ushtrisë së tij në 1992, në të cilën boshnjakët dhe kroatët boshnjakë u dëbuan nga shtëpitë e tyre ose u arrestuan në kushte të tmerrshme./albeu.com