Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në Shkodër, ku ka kryer homazhe për 4 të rinjtë e vrarë në masakrën e 2 Prillit 1991.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se 2 prilli është aktual dhe bëri thirrje për bashkim forcash kundër asaj që ai e qeuan “klike” që nuk ka asgjë të përbashkët me idealet e lirisë, për të cilat sakrifikuan martirët e Shkodrës.
“Të dashur familjarë, prindër, vëllezër, motra, nipër mbesa, të dashur qytetare dhe qytetarë të Shkodrës, të dashur deputetë, i dashur kryetar i Bashkisë së Shkodër, jemi mbledhur këtu për të nderuar veprën dhe kujtimin e martirëve, jemi këtu për të nderuar veprën e 4 heronje të PD-së, por edhe të 87 qytetarëve të Shkodrës, që në një masakër terroriste u plagosën në rrugët dhe sheshet e këtij qyteti.
Miqtë e mi, në 2 Prill, 1991, gjimnazistët e Shkodrës e mbushën këtë shesh në protestën më të civilizuar që mund të bëjë njeriu i lirë, të ulur mbi çantat me librat e tyre, regjimi diktatorial do të festonte fitoren mbi aktin e tyre.
Sot vota e lirë është e konfiskuar nga patronazhistët dhe nga tregu kriminal i blerjes dhe shitjes së votës, nga banda e qeverisë, 2 Prilli sot më shumë se kurrë ka një apel për të rinjtë shqiptarë, që të vazhdojnë betejën e tyre për votën e lirë.
Sot të rinjtë shqiptarë përballen me qeveri që me veprimet e saj përbën një organizatë të vërtetë kriminale, që vjedh dhe plaçkit shqiptarët, votën e tyre, liritë e tyre, pasuritë e tyre. Kjo përbën një apel për çdo qytetar shqiptar, që të bashkojmë forcat kundër kësaj klike që nuk ka asgjë të përbashkët me idealet e lirisë, për të cilat sakrifikuan martirët e Shkodrës”, tha Berisha./albeu.com
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1290144898141675/