Analistët thonë se ushtarët rusë janë të mbingarkuar – me moral të ulët dhe së shpejti mund të përballen me mungesë të njësive në vijën e frontit në luftën e Ukrainës, që tashmë ka hyrë në ditën e 105-të, transmeton Telegrafi.
Në një audio-incizim që e ka siguruar inteligjenca ukrainase ku dëgjohet një ushtar rusë duke folur me mikun e tij – pranon se nuk po kanë zgjidhje tjetër dhe se ata tashmë kanë dështuar të tentimet e tyre, për të marrë nën kontroll rajone të ndryshme.
Me një fjalë, po kërkojnë me çdo kusht arsyetime që të lirohen nga shërbimi ushtarak. E sipas ligjeve ruse, lirohen vetëm nëse plagosen apo kanë pësuar ndonjë lëndim tejet serioz.
Ky ushtar është dëgjuar duke thënë se ka tentuar të organizojë një dasmë të rreme, me pretekstin që të arratiset në vendin ku po zhvillohet lufta mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.
“I kam thënë një mikeshe se duhet të mbushë aplikacionet në zyrën e regjistrimit civil. Ajo ka refuzuar, por nuk kemi mënyrë tjetër për t’u larguar – pra duhet të sajojmë martesa të rreme”, thuhet në audio incizimin e siguruar nga SBU-ja ukrainase.