“Marrëveshja Kosovë-Serbi ishte thjeshtë pretekst”, Zykaj: Në “lojë” janë pasuritë në veri

Në një lidhje me skype në emisionin “Ballkan”, analisti, Shkëlzen Gashi dhe gazetarja e Abc Erisa Zykaj folën për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë dhe cila nga palët del e fituar.

Ndërsa për gazetaren Zykaj Kosova dhe Kurti bënë një lojë shumë të bukur “shahu” në Bruksel, dhe se tani mbetet për tu parë se çfarë ndodh në vazhdim.

Si Zykaj ashtu edhe Gashi theksuan se çështja e targave është thjeshtë një pretekst, pasi përplasja e vërtetë mes dy vendeve është se kush do të shfrytëzojë pasuritë e Kosovës

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Erisa përshtypja e të gjithëve ka qenë që Kosova pati një qëndrim sfidues në lidhje me atë që kërkoi perëndimi siç ishte shtyrja e afatit për targat. Për herë të parë kemi një qeveri në Prishtinë që sfidon hapur perëndimin.

Zykaj: E saktë, ajo e sfidon por për arsye që qëndrojnë. Çështja është kush do përfitojë më shumë nga pasuritë e Kosovës, këtë e di shumë mirë BE. Çështja e asosacionit është për të patur nën kontroll veriun e Kosovës, pasi Serbia kërkon të shfrytëzojë pasuritë, prandaj bën presion për asosacionin, BE e di shumë mirë, Kosova e di shumë mirë, prandaj i takon Kosovës ta luajë këtë lojë.

Karadaku: Mendon se po luan bukur?

Zykaj: Patjetër.

Karadaku: Shkëlzen mendon se Kosova po luan siç duhet?

Gashi: Unë nuk mendoj se po shkon drejt fundit, tani nisin negociatat serioze për zgjidhjen e të gjitha problemeve. Kosova nuk ka qenë asnjëherë më mirë e përfaqësuar në këto negociata. Që në fillim të bisedës në këtë dakordim mes palëve, të dyja kanë lëshuar p[e. Kosova pranoi që mos gjobisë personat që kanë targa të kohës së regjimit të Millosheviçit, Serbia po ashtu ka thënë që nuk do lëshojë më targa.

Karadaku: Megjithatë targat KM do vazhdojnë të qarkullojnë.


Shtuar 25.11.2022 18:07