Marrëdhënia Hysaj – Napoli, agjenti: Sikur të kesh të dashur për 5 vite, por të zihesh çdo ditë

Elseid Hysaj është duke përjetuar sezonin dhe ndeshjet e fundit me fanellën e Napolit. Mbrojtësi i kombëtares do targohet për të përjetuar një tjetër aventurë, pasi nuk gjeti akordin për të rinovuar kontratën. Ndërkaq, menaxheri i shkodranit, Mario Xhufredi ka folur edhe për marrëdhënien me klubin napolitan, duke bërë krahasimin nëse dikush është në një marrëdhënie pesëvjeçare, por që ka zënka çdo ditë dhe në një moment të caktuar nuk mund të vazhdohet dot më gjatë.

“Nuk kam pasur asnjëherë dyshime mbi profesionalitetin dhe seriozitetin moral të djaloshit. Më bëhet qejfi që e vlerësojnë tifozë dhe gazetarë, do të thotë që kanë mirënjohjen për lidhjen që ka me fanellën pavarësisht se është në fund të kontratës. Hysaj larg Napolit? Me 99.9% largohet.

Është njësoj sikur je me një të dashur prej pesë vitesh dhe zihesh çdo ditë, vjen një pikë e caktuar dhe nuk ia del dot më. Pas viteve për çështjen e kontratës, është e drejtë që edhe lojtari të shikojë opsione të tjera ku edhe mund të konsiderohet më shumë. Ai ka shumë që e vlerësojnë, të shohim cili do të jetë fati i tij. Nuk do të jetë problem të gjejë skuadër, një lojtar me moshën dhe CV-në që ai ka”, u shpreh Xhufredi.


Shtuar 15.03.2021 15:37