Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalsorja”, është nisur për në Tiranë për t’iu bashkuar protestës që zhvillohet përpara Kryeministrisë dhe që sot ka hyrë në ditën e 49-të.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Koçeku e cilëson frymëzuese dhe të bukur rezistencën e treguar gjatë këtyre ditëve nga qytetarët dhe të rinjtë në rrugët e vendit. Sipas saj, kjo qëndresë nuk po jep asnjë shenjë se do të ndalet.
Të lidhura
None found
Protesta e 49-të radhazi do të mbahet sot përpara Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Rreth 1 muaj më parë, “Neomalsorja” u largua nga grupi parlamentar socialist dhe nisi kritika të forta ndaj mazhorancës dhe Ramës. Tashmë, si ish-socialiste, edhe ajo kërkon largimin e kreut të qeverisë.
