IKSHPK kërkon vigjilencë në vapë: Fëmijët të mos qëndrojnë në makina as për disa minuta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar në ditët me temperatura të larta, duke vënë në dukje se vapa mund të ketë pasoja serioze për shëndetin.

Të lidhura

None found

Sipas rekomandimeve të Institutit, duhet pirë ujë vazhdimisht, ndërsa pijet me sheqer dhe alkooli duhen shmangur. Qytetarëve u sugjerohet gjithashtu të mos ekspozohen në diell në periudhën më të nxehtë të ditës, nga ora 11:00 deri në 17:00, dhe të qëndrojnë në vende të freskëta ose me hije.

IKSHPK këshillon veshjen e rrobave të lehta, pambuku dhe me ngjyra të çelëta. Vëmendje e posaçme kërkohet për personat e moshuar, të cilët konsiderohen më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.

Instituti ka ritheksuar se fëmijët nuk duhet të lihen në automjete, as për pak minuta, pasi temperatura brenda makinës mund të rritet me shpejtësi dhe të krijojë rrezik serioz për jetën.

Ndër rekomandimet e tjera janë hidratimi i rregullt, përdorimi i kremit mbrojtës nga rrezet e diellit, si edhe mbulimi i kokës dhe mbrojtja e syve me kapelë ose syze. IKSHPK kërkon që qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj shenjave të goditjes nga nxehtësia, përfshirë lodhjen, marramendjen dhe dhimbjen e kokës. Nëse gjendja shëndetësore përkeqësohet, duhet të kërkohet menjëherë ndihmë mjekësore.


Shtuar 18.07.2026 13:09

MatbetJojobetJojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet giriş