Mariola Kaçani bëhet nënë, Jurgeni e emocionon me ‘Nipçe’

Mariola Kaçani është bërë nënë për herë të parë e një vogëlushi. Gëzimi nuk është vetëm i saj, por i të gjithë familjes sidomos i vëllai i të saj Jurgenit i cili gëzon titullin dajë. Pikërisht këtë gëzim Jurgeni e ka ndarë edhe më dëgjuesit e tij, duke publikuar këngën “Nipçe” që ia dedikon të voglit Arjon. I ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ai shprehu se kënga ishte spontane dhe në nnjë periudhë që asj emri nuk ia kishin vendosur djalit.

“Kam qenë në makinë në Tiranë dhe thjesht më dalin fjalët ‘nipçe, o nipçe’ dhe op, se unë kshu e kam kur më dalin fjalët. Telefonin, regjistro direct. Bëj një demo, telefonoj kompozitorin, shhkruaj tektin vetë. Dy muaj para lindjes, dhe klipi u bë fshehurazi në momentet e fundit. Babi është te klipi, pjesëtarët e klipit janë miqtë e mi të ngushtë, nipi do e shoh pas huëm vitesh dhe do e di kush janë personat.”

Ai shprehu se kjo këngë është nga shpirti dhe është pikërisht kjo arsyeja që pëlqehen dhe duhen kaq shumë nga publiku pavarësisht rrymës, duke kujtuar edhe kolegun Ervis Behari me këngën e tij “Dajo”.

“Mariola ka qarë, më tha ç’më bëre nuk kam qarë kaq shumë as kur lindi djali. Dhe njerëzit më kanë falenderuar shumë për këngë, tani bëj këngë për mbesën më thonë. Ndoshta kur të bëhem me mbesë …”


Shtuar 18.05.2022 18:36