Në një konferencë për mediat, dy ditë para ndeshjes me Kroacinë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, ndalur tek sulmet që tifozeria i ka bërë Hysajt, u shpreh se nuk mund të kritikosh një lojtar që ka dhënë shpirtin për Kombëtaren.
Mitaj theksoi se aktualisht janë të përqendruar tek ndeshja me Kroacinë, duke shpresuar tek një rezultat pozitiv.
“Trajneri nuk është se na ka folur shumë duhet të përmirësojmë goditjet standarde edhe pse kemi punuar shumë”, tha mbrojtësi kuqezi.
“Besoj që në përgjithësi të gjithë mundohen të luftojnë për Kombëtaren, kemi Brojën dhe Asanin që ka një gjuajtje të mirë, jemi një shtet i vogël por duhet të mundohemi që ta dërgojmë Kombëtaren sa më lart, por besoj Broja mund të bëjë më shumë dëm. E kemi harruar mërzitjen me Italinë që nuk morëm pikën që deshëm, do të futemi me të njëjtin personalitet dhe të bëjmë një lojë më të mirë për të marrë pikë. Unë kur futem në fushë nuk kam emocione më ikin dhe mundohem ta shijoj, sidomos kur luajmë me rreth 60 mijë tifozë shqiptarë, kam pasur emocione të mira.
Në një ndeshje gjithmonë duhet bërë gabim pasi bëjnë edhe rezultatin. Ne nuk i nënvlerësojmë kundërshtarët, ashtu siç e kanë thënë të gjithë është grupi i vdekjes, ne duhet të përgatitemi dhe të marrim një rezultat të mirë. Në pjesën e dytë më furnizuan më shumë shokët me pasime, jam lojtar që më pëlqen të mbaj topin në këmbë.
Me thënë të drejtën nuk e kam menduar të ardhmen time, por jam i përqendruar tek Kombëtarja. Të gjithë u habitën se goli u bë shumë shpejt dhe u emocionuam pak dhe kthyem në mbrojtje. Trajneri nuk është se na ka folur shumë duhet të përmirësojmë goditjet standarde edhe pse kemi punuar shumë. Mund të jetë pak faji im dhe faji i Seferit, krosimi i lojtarit nuk duhet të ishte bërë, është diçka që duhet ta përmirësojmë. Besoj se po, varet nga tifozët nëse do të vijnë në stadium.
Ne po përgatitemi dhe e kemi analizuar mirë Kroacinë, tani na interesojnë vetëm ata dhe ishalla marrim rezultatet më të mira. E bukur nuk është të kritikosh një lojtar që ka dhënë aq shumë për Kombëtaren, ka dhënë shpirtin për mua nuk është një gjë e bukur, por çdo person bën atë kritikën e vet. I dimë cilësitë që ka Kroacia, sot është stërvitja që duhet ti analizojmë më shumë taktikisht dhe si do të futemi ne në fushë.
Të gjitha repartet e Kroacisë janë të forta. Janë ekip që i kanë repartet e mira, atmosfera nuk ndryshon është shumë e mirë, jemi shumë harmonik, jemi në një Europian dhe duhet ta shijojmë. E kemi respektuar kundërshtarin duhet të merrnim më tepër me Italinë, me Kroacinë duhet të futemi me një mentalitet tjetër. Ngarkesa psikologjike s besoj se ka luajtur rol, thjesht ishin më të mirë se ne dhe fituan ndeshjen”, përfundoi Mitaj.