Vajza e moderatores Marina Vjollca dhe këngëtarit Getoar Selimi, Marget, po rrita dita ditës dhe tani kanë filluar t’i dalin dhëmbët e para.
Moderatorja nuk ka ngurruar të bëjë publike “dëmet” vajza po i shkakton duke e kafshuar në krahë.
“Ja çfarë i bën Marget mamës. Na kanë dalë kicat shumë shpejt,”, ka shkruar moderatorja krahas fotos. Kujtojmë që moderatorja solli në jetë Margetin nëntorin e kaluar. Në një intervistë që dha pak javë më parë, moderatorja foli për ndjesinë si mama.
“Jam nga ato mama që tentoj mos të kem një ndihmë, pra dua që Marget ta mbaj vetë, ta rris vetë. E di që është pak e vështirë për t’ja dalë…Nga njëra anë është ndjesia më e bukur që jam bërë nënë dhe nga ana tjetër është përgjegjësia më sublime që Zoti më ka falur,” tha ajo.