Transferimi i një sulmuesi për të udhëhequr fazën e sulmit është kthyer në prioritet te skuadra e Barcelonës.
Erling Haaland dhe Robert Lewnadowski janë dy dëshirat e para të katalanasve për merkatën e verës, por drejtuesit nuk rrinë në pritje, pasi tashmë mësohet se kanë hedhur sytë edhe tek një alternativë e tretë në rast se nuk arrihet marrëveshja me njërin prej sulmuesit norvegjez dhe atij polak.
Sipas “Marca” në radarët e blaugranave ka përfunduar ish-sulmuesi i Interit, i cili aktualisht luan me Chelsea në Premier League. Bëhet fjalë për Romelu Lukaku. Po sipas të njëjtit burim raportohet se Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff tashmë janë takuar me Federico Pastorellon, agjenti i belgut, për të studiuar mundësinë e një trasnferimi në “Camp Nou” në fund të sezonit. /h.ll/albeu.com