Gazzetta dello Sport: Lukaku shumë pranë Interit, belgu telefonon shokët zikaltër

Lukaku do të rikthehet tek Inter.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi belg është gati të ribashkohet me Interin. Marotta dhe Ausilio do të dyfishojnë shumën e huazimit për t’u përshtatur me kërkesën e Chelsea, e cila është 10 milionë euro.

Lukaku është duke pritur dhe shumë optimist. Ndërkohë, disa lojtarë të Interit janë kontaktuar me mesazhe dhe telefonata nga Lukaku ku kanë diskutuar gjatë për këtë situatë, dhe belgu ndjehet shumë i lumtur dhe emocionues për rikthimin e tij./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.06.2022 09:48