Maqedonia e Veriut voton! Sa ishte pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

 

Maqedonia e Veriut, deri në orën 17:00 ka regjistruar një pjesëmarrje në 41.38% të votuesve.

Lajmin e bëri të ditur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve atje, i cili vë në dukje edhe disa parregullsi atje.

Deri tani procesi i votimit po shkon qetë, ndërsa në disa vendvotime ka pasur probleme me pajisjes për identifikimin e gjurmëve të gishtit.

Siç raportojnë mediat vendase, në Gjevjeli ka më së shumti dalje me 52.9%, ndërsa më pas vjen Vallandova me 52.34%, Bogdanci me 48.65%. procesi i votimit mbyllet në orën 19:00./albeu.com


Shtuar 17.10.2021 18:26