Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar mbi tensionet Kosovë Serbi lidhur me reprocitetin e targave.
Osmani u shpreh i lumtur që arritën u ulën tensionet mes palëve pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të shtyrë deri në shtator zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë për çështjen e targave dhe dokumenteve.
Të lidhura
None found
“Ne po përcjellim situatën në veri të Kosovës me interes të madh, duke mirëpritur depërshkallëzimin. Ne inkurajojmë Kosovës dhe Serbinë në linjë me qëllimet e fqinjësisë së mirë dhe vlerave europiane që të ruajë atë që është arritur në besim të mirë, duke marrë në konsideratë kontekstin e brishtë gjeopolitik”.- tha Osmani.
Veriu i Kosovës u përfshi nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi./albeu.com
