Maqedonia e Veriut regjistron “boom” rastesh të reja, asnjë pacientë nuk është shëruar në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,964 raste të reja me Covid-19 dhe 7 humbje jete. Nga Instituti i Shëndetësisë bëjnë me dije se gjatë së njëjtës periudhë nuk është shëruar asnjë pacient.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 236.241, numri i të shëruarve është 215.853, numri i të vdekurve është 8.055, ndërsa numri i rasteve aktive është 12.333./albeu.com


Shtuar 11.01.2022 16:50