Maqedonia e Veriut regjistron 18 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2798 teste, prej të cilave janë regjistruar 18 raste të reja.

Prej tyre, në Shkup-11 dhe Tetovë-6 dhe 1 në Sveti Nikollë.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 7 pacientë të shëruar.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Shtuar 14.07.2021 15:11