Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska e ftuar në “360 Gradë” në Alsat e ndau me opinionin informatën se pas analizave të përfunduara, nga ana e Shtatmadhorisë së Armatës, vendi do t’i dhuroj Ukrainës helikopterë ushtarak.
“Në seancën e radhës të Qeverisë, e cila sipas paralajmërimeve do të mbahet të mërkurën, do të propozoj sjelljen e vendimit me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i dhuroj 12 helikopterë Ukrainës”, tha ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. /Alsat.mk