Maqedoni e Veriut ndër të parat në botë për nga vdekshmëria me koronavirus

Maqedonia e Veriut ka regjistruar mbi 8 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë.

Numri i lartë i viktimave për kokë banorë e bën Maqedoninë e Veriut ndër vendet me vdekshmërinë më të madhe jo vetëm në rajon, por në gjithë botën.

Sipas statistikave zyrtare, Maqedonia e Veriut ka shënuar 8.012 viktima gjithsej nga Covid19, rrjedhimisht 3.846 viktima në një milion banorë.

Vetëm pak shtete të botës kanë vdekshmërinë më të lartë për kokë banori, me Peru-në që paraqitet si lider botëror në këto statistika të zeza.

Si krahasim, Shqipëria me gjithsej 3.233 vdekje regjistron 1.125 vdekje në një milion banorë, që është më shumë se trefish më pak në krahasim me Maqedoninë e Veriut.

Kosova ka gjithsej 2.987 viktima ose 1.664 vdekje në një milion banorë.

Serbia me 8.819 vdekje gjithsej, regjistron 1.753 viktima në një milion banorë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar mbi 230 mijë banorë gjithsej. Mbi 214 mijë janë shëruar, 8.012 kanë ndërruar jetë ndërsa aktualisht ka 9.166 raste aktive me koronavirus, të konfirmuar në testime.

Mbi 850 mijë qytetarë janë vaksinuar, prej të cilëve mbi 820 mijë me dy doza.

 

GJITHSEJ VIKTIMA                         VIKTIMA PËR 1M BANORË

MAQEDONIA E VERIUT                                 8.012                                                  3.846

SHQIPËRIA                                                      3.233                                                  1.125

KOSOVA                                                         2.987                                                  1.664

SERBIA                                                            8.819                                                  1.753


Shtuar 9.01.2022 08:19