Mesditën e sotme, është mbledhur Këshilli i Mandateve, për të vendosur mbi mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka.
Mbledhja po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.
Opozita akuzoi mazhorancës se po e mbron ish ministren dhe nuk po e dërgon për gjykim në Kushtetuese.
Demokratët mendojnë se Xhaçkës, duhet t’i hiqet mandati, pasi në kushtet e konfliktit të interesit, qeveria i dha burrit të saj statusin e investitorit strategjik.
Gjykata Kushtetuese që në janar të vitit 2023 ka dhënë një vendim për këtë rast, duke i kërkuar Kuvendit t’i përcjellë çështjen për shqyrtim.
PS argumentoi se për shumë muaj, nën kaos e konflikt politik, qe e pamundur të zhvilloheshin mbledhje për këto çështje me rëndësi, dhe tashmë është koha e duhur për të ecur përpara.
Ndërkaq Gazment Bardhi theksoi se: “Grupi ynë e ka ngritur këtë çështje në qershor 2022, ka qenë vullnet i mazhorancës të marrë në mbrojtje në anëtar të kabinetit, që vijmë sot në prill 2024, për një vendim që sipas Kushtetutës ishte i qartë që në nisje.
Jo sepse e thotë opozita, por sepse Kushtetuesja e ka bërë të qartë që nëse ka një mocion të 1/10 shumica nuk mund të pengojë dërgimin e çështjes në Kushtetuese”.