Ditën e sotme, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, mblidhte për të diskutuar mbi çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.
Mbledhja pritet të zhvillohet rreth orës 14:00 në Kryesinë e Kuvendit.
Pasi opozita i dha fund kaosit në Kuvend, Gazment Bardhi, kërkoi në konferencën e Kryetarëve që të diskutohet mbi mandatin, ndërsa hodhi akuza se mazhoranca po bllokon vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Kështu, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, njoftoi mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për ditën e sotme.
Gjykata Kushtetuese vendosi që çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, ta dërgojë sërish në Kuvendi e Shqipërisë.
Kushtetuesja vendosi pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës, për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.
Ky vendim, do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.