Manastirliu takon drejtorin e OBSH-së: Traktati i Pandemisë, instrument thelbësor për koordinimin e shteteve

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është takuar sot në Gjenevë me drejtorin e OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus për të mbështetur Traktatin e Pandemisë.

Manastirliu shkruan se Traktati i Pandemisë është një instrument thelbësor për koordinimin mes shteteve në këtë moment.

Postimi i Manastirliut:

Gjenevë – Takim i rëndësishëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, për të mbëshetur #TraktatinEPandemisë, si një instrument thelbësor për koordinimin mes shteteve në këtë moment, jo vetëm për përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19 por edhe për të forcuar arkitekturën e sistemeve shëndetësore në përballimin e emergjencave./albeu.com


Shtuar 29.11.2021 19:11