Manastirliu: Sot presim mbi16 mijë doza të vaksinës Pfizer

Ministrja e Shëndetësië, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot pritet që në Shqipëri të mbërrijnë 16 mijë doza të vaksinës Pfizer.

“Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri, duke vijuar lëvrimin sipas kalendarit të vaksinave anticovid, për të rritur mbrojtjen e sa më shumë qytetarëve nga #Covid19.

Vaksinim • Vaksinim • Vaksinim

#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu./albeu.com


Shtuar 5.07.2021 14:47