Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin “Real Story” ka folur për pandeminë, situatën e Covid-19 dhe vaksinimin në vend.
Ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen para shtatorit, ministrja lajmëroi se po hartohet një plan për injektime në banesa.
“Ne kemi ndërtuar një program përmes mjekut të familjes. Po hartojmë plan individual që për ata persona që s’kanë ardhur në qendrat shëndetësore, t’i vaksinojmë në shtëpi, përmes njësive të lëvizshme”, tha Manastirliu.
Ministrja gjithashtu tha se deri më tani në Shqipëri nuk është konfirmuar asnjë rast me variantin Delta./albeu.com