Gazetari po raportonte LIVE në Gaza, ndërtesa pas tij shembet nga sulmet izraelite (VIDEO)

Pas ndodhisë së ditës së djeshme ku një gazetare raportoi LIVE një sulm në Gaza, edhe ditën e sotme skena është përsëritur.

Një ndërtesë në Gaza u shemb gjatë një raporti të drejtpërdrejtë të TV BBC pasi u godit nga një sulm izraelit.

Reporteri i BBC Arab, Adnan Elbursh dhe ekipi i tij vazhduan transmetimin, pa dijeni se çfarë do të ndodhte.

Luftimet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë vijojnë të përshkallëzohen. Deri më tani 137 palestinezë kanë humbur jetën në Gaza.


Shtuar 15.05.2021 09:44