Manastirliu: Kemi dyshime për mbërritjen e nënvarianteve “Omicron” në Shqipëri, çfarë ndodh nëse konfirmohen

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli për situatën epidemiologjike në vend.

Manastirliu tha se Komiteti i Ekspertëve e sugjeruar vazhdimisht që përdorimin e maskës tek personat që janë me imuniteti të kompromentuar.

Pyetje: Në rast të konfirmimit të nënvarianteve të reja të Omicron do të ketë shtim masash?

Manastirliu: Deri më tani janë 89 vende që anë ngritur alertin e BA5 dhe po ashtu kanë rritur ndërgjegjësimin sa i përket masave. Edhe OBSh si fjalë kyçe kundër COVID-19 kanë shtuar edhe distancimin, por edhe maskën aty ku ka grumbullime, sidomos tek ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese apo janë trage për tu infektuar. Komiteti i Ekspertëve ka pasur mbledhje dhe vijon mbledhje për të shqyrtuar situatën, Ajo çfarë do të na sjellë e vjeshta apo dimri, Komiteti i Ekspertëve do të marrë masa në bazë të dinamikës së situatës. Por pritet të vlerësohet edhe vaksinimi për fëmijët mbi 5-vjeç është një diskutim që po bëhet dhe javën tjetër pritet të mbahet edhe një qëndrim.