Mbaruan zgjedhjet, Manastirliu heq karantinën për emigrantët që hyjnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një deklaratë për media, nga ku është bërë me dije se ka rënë numri i rastëve me koronavirus në vend teksa vijon vaksinimi.

Sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu do të vijohet të tregohet kujdes me masat edhe në vazhdim, teksa Komiteti ka vendosur heqjen e karantinës 14 ditore për Maqedoninë dhe Greqinë.

Kujtojmë, se deri më tani emigrantët nuk mund të udhëtonin pa iu nënshtruar karantinës, e për pasojë me mijëra prej tyre nuk mundën as të votonin në zgjedhjet e 25 prillit.

Pjesë nga fjala e Manastirliut

Janë marrë disa vendime që dëshirojmë ti ndajmë me publikun:

Ka një rënie të numrit të personave të prekur dhe atyre të shtruar në spitale, kemi një incidencë dyjavore të ulët, krahasuar me dy javë më parë. Numri i pacientëve të shtruar është ulur në 116 pacientë të shtruar. Indikatorë si këta na sjellin në vëmendje situatën e një viti më parë, ku patënm një situatë shumë të kontrolluar.

537 mijë persona janë vaksinuar, ritmi i vaksinimit mbetet i lartë, krahasuar dhe me vende të ndryshme europiane apo vende të rajonit. Në çdo hap ashtu sikurse e kemi ndjekur jemi treguar të kujdesshëm, qoftë për masat, qoftë në lirimin e tyre. Do të vijojmë të jemi shumë të kujdesshëm, pasi në plan të parë mbetet shëndeti i popullatës.

Në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve u rivlerësuan situatat, u bë një krahasim me Greqinë dhe me Maqedoninë, ku kaloi dhe festa e pashkëve, i vendos heqja e masës së karantinës dy javore për qytetarët që vijnë nga këto vende.

Do të hapen Universitetet vetëm për konsultimet dhe procesin e provimeve.

Do të vijojnë të vazhdojnë masa të njëjta për kufizimin e lëvizjes dhe ndalimin e grumbullimeve.


Shtuar 5.05.2021 13:04