Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se deri më tani janë kryer më shumë se 1 milion e 330 mijë vakinime dhe ka bërë thirrje për të gjithë mbi 18 vjeç të shfrytëzojnë ditët e mbetura të gushtit për t’u vaksinuar.
“Më shumë se 1 milion e 330 mijë vaksinime #antiCOVID janë kryer deri tani në vendin tonë.
Shfrytëzoni ditët e mbetura të këtij muaji vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit”, shkruan Manastirliu./albeu.com