Mami për herë të dytë? Delinda Disha jep lajmin e mirë, na tregon kur do të bëhet nënë sërish

Aktorja e humorit, Delinda Disha ka hequr dorë tashmë nga emisioni “Klanifornia”, ndëkohë , po e shohim në moderimin e emisionit Xhadat.

Pak kohë më parë aktorja ka ndrë me fansat e saj ndau një moment të trishtë ku bëri me dije se kishte humbur binjakët e saj.

Së fundmi ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe një nga pyetjet më të shpeshta ka qenë se kur do t’a zgjerojë përsëri familjen e saj.Dikush e pyet se “kur do t’i bëjë një motër Dasantinit”, djalit të saj dhe aktorja i përgjigjet: “Shumë shpejt”…

Delinda Disha ka thënë se dhimbja e humbjes së binjakëve është një dhimbje që jeton me të. Megjithatë duket qartë se ajo e ka gjetur mënyrën për të ecur përpara.

Shtuar 18.09.2022 20:22