Një histori qesharake po bëhet virale në mediat sociale, lidhur me një djalë 4-vjeçar nga Wisconsin SHBA, i cili thirri 911 për t’u ankuar se nëna e tij i hëngri akulloren.
Djali i vogël, i cili jeton në Mount Pleasant, thirri policinë me shpresën për të arrestuar nënën e tij.
Sipas Associated Press, djali i tha dispeçerit të qarkut Racine: “Mamaja ime po sillet keq”.
Teksa oficeri i policisë u përpoq të kuptonte situatën, ai pyeti: “Mirë, çfarë po ndodh”? Djali i vendosur për të marrë drejtësinë, madje i bëri thirrje: “Eja arrestojeni mamin”!
Ndërsa policia po përpiqej ende të kuptonte se çfarë po ndodhte, nëna e djalit mori telefonin dhe i shpjegoi situatën.
“Unë hëngra akulloren e tij, kështu që ndoshta kjo është arsyeja pse ai po telefonon 911”.
Megjithatë, djali mbeti i mërzitur dhe i tha oficerit: “Jo – thirra policinë dhe thjesht i thashë të vinte të merrte mamin… dhe i thashë që ta fuste në burg, kështu që më lini të qetë”.
Një video e shpërndarë tregoi se kur oficerët mbërritën në shtëpinë e djalit, ai nuk donte më që nëna e tij të shkonte në burg, ai donte vetëm pak akullore dhe policët i plotësuan dëshirën.