“Malok ai dhe maloke unë”, Kryemadhi nuk kursehet: E dua Sali Berishën, e adhuroj! (VIDEO)

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se është një mbështetëse e flaktë e Sali Berishës, pavarësisht sipas saj, se ai ka drejtim tjetër nga ajo.

Kryemadhi tha se edhe Berisha edhe vetë ajo janë malokë, por sipas saj, Berisha përfaqëson një parti të qendrës së djathtë, ndërsa ajo një parti të qendrës së majtë.

“E dua Sali Berishën, e adhuroj Sali Berishën! Malok ai maloke unë, male me okë jemi që të dy, por kemi drejtime të ndryshme, zotëri. Ai është parti e qendrës së djathtë dhe punon për njerëz si Lulzim Basha që i marrin qyl gjërat, ndërsa unë punoj për të rinjtë”, është shprehur Kryemadhi./albeu.com/


Shtuar 3.02.2022 22:19