“Mallkimi” i autobusëve “Green Line”, tjetër aksident në Tiranë, qytetarët të pasigurt në transportin publik

Pavarësisht reklamës së institucioneve përgjegjëse apo kompanive përkatëve, transporti publik për qytetarët në Tiranë, jo vetëm që nuk është komod, por nuk është as i sigurt.

Kjo u vërtetua edhe sonte nga autobusët e Unazës, “Go Green”, nga të cilët më sa duket shumë pak do kenë mbetur pa u përfshirë në një aksident.

Autobusi është përfshirë në aksient në Unazëne  Re, në zonën e Astirit dhe mësohet se është futur në një rreth rrotullim me shpejtësi tej normave.

Kjo vjen vetëm pas aksidentit të muajit të kaluar në kryeqytet, ku ishte i përfshirë sërish një urban i “Green Line”.

Autobusi mori para 9 automjete në zonën e “Shallvareve” dhe disa persona mbetën të plagosur, teksa duke se nga kompania përkatëse nuk janë marr masat.

Ndërkohë një vit më parë një tjetër autobus i “Green Line” përfundoi në Lanë, duke rrezikuar sigurinë dhe jetën e qytetarëve.

Ndërkohë as institucionet e as kompania përkatëse nuk kanë reaguar përballë këtyre ngjarjeve, edhe pse vazhdojnë të përsëriten.

/AlbEu.com


Shtuar 21.03.2023 20:03