Makinat shkatërrohen në aksident, 7 të plagosur në Korçë (FOTO)

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksion nacional Korçë-Bilisht.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Cangonj.

Mjeti tip “Volswagen” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pasi është goditur nga “Benz-i”.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e aksidentit./Albeu.com/


Shtuar 29.05.2023 16:46