Makinat me shpejtësi skëterrë në Berat, përplasen kokë më kokë, lëndohen drejtuesit

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, pranë shkollës Kristaq Capo në Berat.

Siç edhe duket edhe nga fotot e aksidentit, dy mjetet, njëri tip “Benz” dhe tjetri tip “Audi” janë përplasur me njëri-tjetrin në rrugë.

Dy mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale, ndërkohë që si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve.

Ata janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit dhe janë jashtë rreziku për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia. Sipas burimeve në vendngjarje, dy të rinjtë ishin duke qarkulluar me shpejtësi dhe kanë humbur kontrollin e mjeteve.


Shtuar 27.07.2022 21:28