Berisha: Ballkani i Hapur është ndarja e Kosovës, e treguan kartonët e kuq për Srebrenicën

Ish-kryeministri Sali Berisha, bashkëbisedim për trashëgiminë kulturore, me temë: Nga gërmadhat e Teatrit te “shitja” e Butrintit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te Ballkani i Hapur, për të cilin tha se është ndarja e Kosovës dhe këtë e provoi ngritja e kartonit të kuq nga socialistët për masakrën e Srebrenicës.

Të lidhura

None found

“Ballkani i Hapur është ndarja e Kosovës. E kam deklaruar herë pas here, dhe më pas jam marrë me pasojat katastrofale për fshatin shqiptar, ku prodhimet e tyre hidhen në kanal. Janë rritur 40% importet bujqësore të Shqipërisë nga Serbia. është moment jo i favorshëm për ne si komb. Ne jemi komb i vjetër dhe kombet e vjetra nuk vdesin kurrë. Edhe këtë bëtejë do ta fitojmë. Edi Rama është tërësisht i përfshirë. Ju e patë vetë ku shkon kopeja. E patë kur u ngritën kartonat e kuq për Srebrenicën. është vetëm efekt kopeje. Njeriu ka një ndërgjegjie, dhe ministres Margariti i mungon. është misioni i saj mbrojtja e trashëgimisë kulturore të Butrintit. Ju garantoj se shqetësimet serioze që u ngritën këtu, do të jenë pjesë e programit. Teatri Kombëtar do të ngrihet siç ka qenë”, tha Berisha. /albeu.com

 


Shtuar më 27.07.2022 21:23

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber