Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Përrenjas, si pasojë e të cilit kanë mbetur gjashtë persona të plagosur, një prej të cilëve rëndë.
Aksidenti është regjistruar në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”.
Njëri prej të plagosurve është transportuar për në repartin e kirurgjisë së Spitalit të Elbasanit për shkak të frakturave të shumta që i janë shkaktuar nga aksidenti.
Nga pamjet e siguruara nga Balkanweb, shihen mjete të shkatërruara në vendin e ngjarjes. Një automjet dyshohet se ka humbur drejtimin e lëvizjes, është përplasur me një tjetër dhe ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me bordurën anësore.