Makina u gjet e djegur në Pukë, biznesmeni italian Davide Pecorelli gjendet i gjallë në Toscana pas 8 muajsh.
Lajmin e ka bërë i ditur nga gruaja e tij, e cila mësohet se ka folur me 45-vjeçarin në telefon. Pecorelli u gjet në një gomone që u mbyt pranë një ishulli, në Livorno.
Babai i 4 fëmijëve u zhduk në Pukë, ku kishte qenë në një udhëtim pune.
Kur kishte shkelur në tokën shqiptare ai ishte takuar edhe me pronaren e një qendre bukurie, ndërsa gjurmët e tij të fundit u gjendën brenda një makine Skoda të cilët e kishte marrë me qira, ku policia gjeti disa sende personale, mes të cilave edhe telefonin e tij.
Shumë aspekte mbeten për t’u sqaruar se çfarë ka ndodhur me të vërtetë në muajt e fundit me biznesmenin, për të cilat kishte nisur hetimet prokuroria italiane dhe ajo shqiptare. Mësohet se Pecorelli është shprehur se do të paraqitet për të bërë deklarata në Prokurorinë e Perugia, e cila po ndjek rastin./albeu.com