Makina përplaset me një furgon linje në Konispol, lëndohet një çift

Një aksident ka ndodhur në Konispol.

Në fshatin Shkallë, dy automjete, një Benz që drejtohej nga Brahim Kamberi është përplasur me një fugon të Delvinës.

Nga përplasja kanë ngelur të plagosur lehtë drejtuesi i makinës tip “Benz” dhe bashkëshortja e tij, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital./albeu.com

 


Shtuar 26.09.2023 14:49