Mbrëmjen e sotme një aksident është regjistruar në autostradën Vlorë-Fier. Një mjet tip Renault është përplasur me një motomjet dhe për pasojë është lënduar drejtuesi i këtij të fundit.
I lënduari u transportua në spital, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, një automjet tip “Renault” me drejtues shtetasin L. Q., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. P., 44 vjeç, i cili si pasoje e aksidentit, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.