Detajet nga aksidenti tragjik! E ëma udhëtonte së bashku me vajzat, 8-vjeçarja nuk ia doli, makina përfundoi mbi barrierat e rrugës

Detaje të reja mësohen nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin ku humbi jetën një 8-vjeçare, ndërsa 5 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, kur një automjet me targa të Gostivarit, i cili drejtohej nga shtetasja T.B, ka humbur drejtimin dhe është përplasur kokë më kokë me një makinë, me drejtues shtetasin A.H, banues në Kavajë.

Mësohet se gruaja udhëtonte me dy vajzat e saj dhe viktimë ka mbetur njëra prej tyre, vetëm 8 vjeç.

Të plagosura kanë mbetur drejtuesja e automjetit, vajza tjetër e saj 11 vjeç dhe 3 persona që ndodheshin në automjetin tjetër.

Të plagosurit janë dërduar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja ndërmjet dy makinave ka qenë aq e fortë saqë makina me targa të Gostivarit, ku ndodhesh gruaja dhe dy vajzat, ka përfunduar mbi barrierën e rrugës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund te jetë bërë lagështia në rrugë./Albeu.com/


Shtuar 17.06.2023 17:40