Makina përplas të moshuarin në Velipojë, 77-vjeçari humb jetën

Një aksident me vdekje është regjistruar paraditen e sotme në Velipojë.

Policia thotë se rreth orës 10:15, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin M. B. ka aksidentuar shtetasin K. U., rreth 77 vjeç, (I cili po lëvizte me biçikletë). I moshuari për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 31.03.2024 11:08