Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fushë-Krujë, shoferi “zhduket” (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë.

Një mjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësor i cili ka mbetur i vdekur.

Ndërkohë shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia po punon për kapjen e tij e zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak – Me datë 31.10.2021, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, një mjet tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I. M., këmbësor, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili ka braktisur automjetin dhe është largur nga vendngjarja./albeu.com/


Shtuar 31.10.2021 18:45