Makina përplas këmbësorin në Tiranë

Nje kembesor eshte perplasur nga nje makine ne bulevardin Gjergj Fishta, prane Gjykates se Rrethit Tirane nderkohe qe nuk dihet saktesisht gjendja shendetesore e te aksidentuarit.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 12 te mesnates, ndersa ka qene nje lexues i portalit Albeu.com qe ka nisur ne redaksi nje video ku shihet nje person i shtrire ne rruge.

“U degjua nje frenim i forte dhe zhurma e nje perplasjeje qe dallonte se nuk ishte metal apo beton. Automjeti kishte perplasur buze trotuarit nje kembesor, i cili mbetet i shtrire pa ndjenja. Shoferi ndalon, e merr ne krahe dhe e hipen ne makine dhe ecen serish me shpejtesi per ta çuar drejt spitalit. Mesa kuptohej prej fjaleve te shoferit, kembesori fatmiresisht ishte gjalle”, shkruan lexuesi i portalit Albeu.

Shikoni me poshte videon:


Shtuar 10.10.2021 00:29