Një person ka mbetur i lënduar mesditën e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fier.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Liri Gero| në Fier.
Një automjet ka përplasur një biçikletë dhe si pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ks mbetur i lënduar.
Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Albeu.com