Makina përplas 56-vjeçarin me biçikletë në Elbasan

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:05, në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Murras , një mjet ende i paindetifikuar , ka aksidentuar shtetasin V.H , 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe  zbardhjen e shkaktut  të aksidentit./albeu.com


Shtuar 24.09.2021 20:38