Makina përplas 14 vjeçarin në Sarandë, niset me helikopter drejt Tiranës

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në rrugën nacionale Sarandë – Ksamil, në vendin e quajtur Berdenesh.

Një mjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal në rrugë.

Si pasojë ka mbetur i plagosur Renato Pali, 14 vjeç, banor i Ksamilit.

Burimet thanë se adoleshenti ka marrë fraktura në kokë dhe është transortuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shtuar 15.05.2021 02:05