Një aksident është regjistruar sot në Qafën e Llogarasë, në zonën e quajtur Panorama. Një mjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në greminë.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të lidhura
None found
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:00, në sheshpushimin e parashutave, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin A. S, duke parkuar mjetin me indietro, ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët kanë marrë ndihmë mjeksore në vend.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com
