Makina merr flakë sapo del nga servisi, shpëtojnë për mrekulli babai me djalin

Një makinë është pëfshirë nga flakët mbasditen e së dielës sapo ka dalë nga një servis. Ngjarja ka ndodhur 100 metra larg rotondos në Dimal, ku mjeti tip Volsëagen,me targa AA 748 ES ëhstë përfshirë nga zjarri.

Famirësisht atë e bir të cilët ndodheshin në makinë në ato momente kanë arritur të dalin në kohë, pasi kanë parë që brenda po mbushej me tym.

Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe zjarrëfikësish,që kanë kryer edhe shuarjen e flakëve, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.


Shtuar 3.12.2023 16:51