Janë zbardhur pamje të reja nga atentai i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në Astir ku humbën jetën dy të rinj pasi u ekzekutuan me armë zjarri.
Viktimat janë shtetasit Armando Dumani dhe Erigers Mihasi, mosha 32 dhe 26 vjeç. Të dy viktimat janë shtetas të njohur për policinë e Shtetit për vepra të rënda penale.
Atentati ndodhi tek “dy urat” në Astir, dhe dyshohet se është qëlluar me breshëri nga një mjet në lëvizje, dhe plumbat kanë ardhur nga e pasagjerit, ku ndodhej Armando Dumani, 26 vjeç.
Burimet bëjnë me dije se viktima, Erigers Mihasi është baba i 3 fëmijëve të mitur, dy djem dhe një vajzë.
Mësohet se të dy viktimat jetonin në të njëjtën zonë, në Yrshek dhe kishin shtëpitë ngjitur, fqinjë.
Kush është viktima, Erigers Mihasi?
Mihasi, mosha e të cilit nuk dihet nuk është një emër I panjohur për policinë. Mësohet se ai ka një lidhje të ngushtë miqësie me shtetasin Ervis Martinaj, po aq I njohur për policinë e Shtetit.
3 vite më parë, Mihasi është shoqëruar nga policia për ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok.
Më herët ai është arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.
Kush është Armando Dumani?
Armando Dumani, njihej si një person me precedent penal. Ai mësohet se ka kryer grabitje në një bankë të nivelit të dytë, nën kërcënimin e armës.
NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /albeu.com/