Makina e djegur e autorëve të masakrës në Tiranë, policia: Brenda “BMW”, tre armë zjarri

Policia ka dalë me njoftim zyrtar, pas gjetjes së makinës së djegur të autorëve të masakrës me një të vrarë dhe 5 të plagosur në një lokalin në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Policia njofton se makina tip BMW është gjetur e shkrumbuar në vendin e quajtur “Ura e Sulë Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj dhe brenda janë gjetur 3 armë zjarri që dyshohet se u përdorën për kimin.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, në vendin e quajtur “Ura e Sulë Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj, shërbimet e Policisë të Stacionit të Policisë Manzë, duke ushtruar kontroll në territor, për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë, kanë konstatuar të djegur plotësisht, një automjet tip “BMW”, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky automjet është përdorur për kryerjen e ngjarjes së mbrëmshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve, vijon punën në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Policisë Shkencore, për të dokumentuar lidhjen e automjetit të djegur, me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Tiranë./albeu.com


Shtuar më 13.03.2023 11:03

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş